Mungesa e sinjalizimi në rrugën “Ferid Murat” të Çairit përbën kokëçarje për banorët

Gazetare: Ajnur Bafqari

Mungesa e sinjalizimit në rrugën “Ferid Murat ” të Çairit çdo ditë i ekspozon ndaj rrezikut fëmijët që mësojnë në çerdhen apo shkollat që ndodhen në afërsi të kësaj rruge.

Qytetarët të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, kërkojnë nga autoritetet që ta rregullojnë këtë çështje.

“Si çdo rrugë edhe kjo rrugë duhet ta ketë sinjalizim dhe besoj që në kohë të shkurtër do të bëhet ky sinjalizim se është problem për qytetarët, se këtu siç e dijmë ka shkolla ka fëmijë kalojnë shumë, shpresoj se kjo çështje do të rregullohet edhe pse gjatë kohë nuk është rregulluar”, tha një qytetar.
“Rrezik, se fëmijët hyjnë jo duqane, jo edhe prindërit janë nëpër puna e fëmiëjt duhet të shkojnë. Nuk besoj që është mirë…”, tha një qytetare.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu thotë se përgjegjëse për këtë çështje është Qyteti i Shkupit, ku çdo të hëne po dërgohen kërkesa me shkrim, por nuk po marrin përgjigje.

“Mund të them se çdo të hëne pas kolegiumit ne çdoherë i kemi drejtuar letër zyrtare Qytetit të Shkupit që ta bën sinjalizimin e kësaj rruge, për shkak se ka afër 4 vite që është ndërtu, ose është rikonstruuar kjo rrugë dhe nuk ka sinjalizim. Për fat të keq këtu kemi shkollë fillore, kemi çerdhen dhe jo larg prej këtuhit, as 200 metra, edhe shkollën e mesme të qytetit, ‘Cvetan Dimov’ që me të vërtetë është një frekuentim i madh i të gjithë banorëve por edhe fëmijëve që mësojnë në shkollë dhe kjo mospërgjigje e tyre është vërtetë shumë negative dhe nuk e dijmë arsyen se përse nuk bëhet sinjalizimi në këtë rrugë”, deklaroi Visar Ganiu, Kryetar I Komunës së Çairit.

Edhe Alsat kërkoi një përgjigje nga Qyteti i Shkupit, por nga atje nuk e panë të arsyeshme të përgjigjen. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme