Mungojnë barnat, pacientët me Fibrozë Cistike shpenzojnë 1600 euro në muaj

Personat e prekur nga sëmundja trashëguese e Fibrozës Cistike nuk gjejnë barna asnjëherë në QKUK.

Atyre u duhen më shumë se 8 lloje të barnave për të mbijetuar dhe brenda muajit, kjo terapi arrin shumën e 1,600 eurove, raporton KTV.

Lindita Leta është njëra nga nënat, e cila çdo ditë përballet me këtë sfidë.

Tregon se vetëm një antibiotik arrin ta sigurojë nga barnatoret në vend, ndërsa të gjitha barnat e tjera i duhet t’i porosisë nga jashtë.

Brenda vitit, në Klinikën e Pediatrisë, paraqiten mbi 100 raste, e gjatë vitit të kaluar, dy fëmijë kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Gjatë trajtimit në klinikë, kjo e fundit arrin të ketë vetëm antibiotikët, të cilët kohë pas kohe edhe mund të mungojnë dhe Kreonët, që janë siguruar përmes një donacioni.

Në Shoqatën për Personat me Fibrozë Cistike thonë se vazhdimisht kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që barnat për këtë kategori të pacientëve të futën në listën esenciale por nuk janë përfillur.

Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se deri tash nuk ka pasur buxhet të mjaftueshëm, ndërsa meqë është rritur buxheti nga 24 në 30 milionë euro, presin ndryshim të listës esenciale.

Tash e 5 vjet, Ministria e Shëndetësisë nuk e ka ndryshuar listën e barnave esenciale.

Fibroza Cistike është sëmundje gjenetike e pashërueshme, e cila prek të gjitha organet e brendshme. Në 10 mijë fëmijë të lindur në botë, katër prej tyre lindin me Fibrozë Cistike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme