Muriqi shënon gol të bukur për Mallorcan ndaj Real Valladolid

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me shënimin e golave për skuadrën e tij, Mallorca, tani për të barazuar rezultatin ndaj Real Valladolid në 1:1.

Zhvillohej minuta e 53-të kur Pablo Maffeo harkoi në zonë të rrezikshme dhe më së larti u shkëput Muriqi, që shënoi gol të bukur me kokë për barazimin e rezultatit.

Ky është goli i 11-të i tij në këtë sezon për Mallorcan në La Liga në 25 paraqitje, teksa ka edhe dy asiste.

Kujtojmë se Mallorca ka arritur të shënojë përsëri për të dal në epërsi 2:1 fal golit të Manu Morlanes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme