Murrizi kritik me Berishën: Nuk e do PD-në fituese nëse urren njerëzit që kanë vota

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në studion e “News24”, ka lëshuar kritika të tjera të forta në adresë të drejtimit të PD-së, lidhur me mbledhjen e pritshme ku do të zgjidhen kupola e re drejtuese e partisë.

Murrizi ka kërkuar që kandidatët për postet e larta të bëhen publikë përpara mbledhjes, duke e cilësuar të pakuptimtë mbajtjen e tyre fshehur deri në minutën e fundit. Sipas tij, kjo praktikë e dëmton garën dhe nuk i lihet kohë anëtarëve të njihen me emrat apo kandidatëve të lobojnë.

“Ne jemi parti politike ligjore dhe Këshilli Kombëtar duhet të njihet me kandidatët para se të shkojë në procesin e votimit. Leximi i emrave në mbledhje i gjen anëtarët të papërgatitur. Nuk e di pse është ky sekret i minutave të fundit. Edhe listat e kandidatëve për deputetë çohen fshehurazi në fund të afatit. Nuk e di pse një parti në opozitë ka ndonjë siklet që nuk i bën publike këto emra”, deklaroi Murrizi.

Ai i bëri thirrje të drejtpërdrejtë Berishës të heqë dorë nga ky model drejtimi dhe të lejojë një fushatë të hapur brenda partisë.

“Kandidatët që ka në mendje Berisha le t’i bëjë publikë para mbledhjes së këshillit kombëtar. Nuk ka pse mbahet partia top sekret nga të gjithë. Çfarë te keqe do sillte që të kishim 3 ditë fushatë për ata që synojnë postet e larta në PD?”, pyeti ai.

Në mbyllje të fjalës së tij, Murrizi lëshoi një mesazh të prerë për lidershipin e partisë, duke theksuar se duke mënjanuar njerëzit me mbështetje popullore, PD nuk mund të vijë kurrë në pushtet: “Ti nuk e do PD fituese nëse urren njerëzit që kanë vota dhe promovon njerëzit që nuk kanë kokërr vote!”

The post Murrizi kritik me Berishën: Nuk e do PD-në fituese nëse urren njerëzit që kanë vota appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme