Musliu: Serbia e ka shtuar armatimin afër kufirit me Kosovën (Video)

Kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, në një intervistë për InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folu për provokimet që po i bën shteti serb në Luginë të Preshevës.

Ai mendon se të gjitha këto provokime janë të planifikuara dhe të nxitura nga zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë vit në Serbi.

Musliu fajëson edhe Rusinë që po tenton që të faktorizohet në Ballkan, përmes shteteve si Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, e sidomos Serbia.

Madje, sipas tij, pas zhvillimeve provokuese që shteti ynë fqinj i bëri së fundmi, këta të fundit e kanë shtuar armatimin e rëndë në bazën, që gjendet jo më larg se 15 km larg kufirit me Kosovë.

“Ditëve të fundit ka pas disa maune të cilat që kanë qenë me topa dhe që kanë qenë kanë ardhur nga Leskovci në drejtim të Bujanocit”, tha ai.

Musliu u ankua në dy qeveritë, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, për mos angazhim të duhur karshi shqiptarëve të Luginës./Telegrafi-RTV Dukagjini/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme