Mustafa: Aksioni në veri ka qenë i koordinuar dhe mbi bazat ligjore

Mustafa tha se aksioni i djeshëm në veri të vendit ka qenë aksion i bazuar krejtësisht në ligj

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se aksioni i djeshëm në veri të vendit ka qenë aksion i bazuar krejtësisht në ligj dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, derisa ka shtuar se edhe muri do të rrënohet.

“Është bërë në bazë të drejtave dhe përgjegjësive të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe institucionet do të ndërmarrin gjithmonë veprime të tilla për ta mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të mos lejuar që mjetet e tilla të cilat provokojnë dhe të cilat kanë porosi okupatore dhe porosi tjera të futen në Kosovë. Edhe muri do të rrënohet. Është detyrë e Komunës që ta rrënoj murin, sepse është objekt që është në përgjegjësinë komunale, por në qoftë se Komuna nuk e bënë, është përgjegjësi e organeve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që ajo të ndodh, sepse nuk ka të drejtë askush që Kosovën ta ndaj me mure, apo që të getoizoj një pjesë të Kosovës përmes mureve, sepse qëllimi ynë është që ne të anëtarësohemi në BE dhe jo të ndërtojmë mure brenda BE-së”, tha kryeministri Mustafa.

Në pyetjen lidhur me vendimmarrjen për këtë aksion, kryeministri Mustafa tha se vendimet janë marrë në kuadër të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Vendimet janë vendime të Policisë dhe të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse në raste të tilla nuk merr vendime individuale askush, por institucionet e Republikës së Kosovës e kryejnë punën e vet. Do të thotë ka qenë një aksion i koordinuar, mbi bazat ligjore, ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme