Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se është me rëndësi themelore që kanë arrit të bëjnë këtë punë, siç e ka quajtur ai të madhe, siç është inaugurimi i një pjese shumë të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Ai në ceremoninë e hapjes së nyjave lidhëse të fshatrave Konjuh dhe Babush me autostradën “Arbën Xhaferi”, ka uruar që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejt sepse, siç ka thënë, është shumë e rëndësishme për Kosovën.
Në këtë përurim të pranishëm ishin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë e komunalë.