I pari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është duke pritur që koalicioni LDK-AKR-Alternativa të jetë fitues i zgjedhjeve.
Ai ka thënë se po presin me qetësi dhe disponim shpalljen e fitores së koalicionit të partisë së tij.
“LDK-ja fton komisionarët dhe vëzhduesit që të qëndrojnë në qendra të votimit dhe të numërojnë çdo vote. Vullneti i qytetarëve është në favor të koalicionit tonë. Ne ftojmë qytetarët dhe mediat që të mos bien pre e një sondazhi të papërgjegjshëm”, ka thënë Mustafa.
“Ne po presim me qetësi dhe disponim. Ne po presim shpalljen e fitores së koalicionit LDK-AKR-Alternativa”, ka thënë veç të tjerash ai.
Për “exit-polin” që e shpalli PAN-in fitues dhe LDK-në e lë të tretën, Mustafa ka thënë se është sondazh i pavërtetë dhe i porositur nga “koalicioni i territ”.
“Ne konsiderojmë se kutitë e votimit janë sontazhi i vetëm. Thirrje që qytetarët të rrinë të qetë. Rezultatet nuk mund të ndryshohen. rezultatet jemi të bindur se të gabuara do të dalin. qëllimi i sondazhit është që të dekurajojë komisionarët”, ka thënë Mustafa.