Mustafa : Do ta kujtojmë përgjithmonë ditën kur u masakrua Familja Jashari

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në përvjetorin e 19-të të rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jasharit bashkë me familje, ka thënë se Epopeja UCK-së është festë për çdo qytetar për lirinë e Kosovës.

Mustafa ka thënë se Kosova është shtet i ri por përkushtimin për atdhe dhe liri e ka të vjetër si dhe sot shënohet një datë se si fiton e mira ndaj të keqës.

“Do të kujtojmë këtë ditë për jetë e mot sepse sduhet të harrojmë sa e shtrenjtë është liria dhe sa shumë duhet punuar për ta mbrojtur e forcuar pavarësinë tonë. Si institucione ja kemi borxh qytetarëve pa kurfarë dallimi”- ka thënë ndër të tjera kryeministri.

“Kemi edhe shumë punë dhe sfida si shtet që do ti kryejmë me përkrahjen e miqve që asnjëherë nuk na kanë kthyer shpëinën. Ne si shtet kemi dallime nga vendet tjera por kemi një rrugë në integrime Euroatlantike dhe Europiane

Sot këtu e pohojmë se e ardhmja e Kosovës është e sigurtë, shtet i pavaruar e demokrartik që nuk e harron të kaluarën e dhimbshme, por e vendosur për të ecur përpara”- ka shtuar Mustafa.

Kosova sot njihet nga 141 shtete që ka synim BE-në, OKB-në dhe NATO-n.

“Duhet ta vërtetojmë para miqve tanë se pavarësia jonë është shembull. Zoti i bekoftë gjithë ata që punuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës, Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës”- ka përfunduar Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme