Mustafa do zgjidhje për grevat, thotë se Qeveria vetë ka hapur dyert që të kërkohen rritje pagash

Është dëm i madh kur fëmijët fillojnë të mësohen të humbin mësimin dhe kur pacientët shtrëngohen të durojnë sëmundjet e tyre, pa e ditur se kur do të përfundojnë grevat. Kështu ka shkruar në një postim në facebook, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

“Konsideroj se duhet të gjendet zgjidhje e menjëhershme mbi bazë parimore. Të sigurohet që pagat të jenë të njëjta për punë të njëjta dhe pagat të jenë në harmoni me kapacitetin buxhetor”, shkruan ai.

Qeveria, thotë tutje Mustafa, ka bërë veprime, përmes së cilave ka hapur dyert që të gjithë të kërkojnë rritje të pagave.

“Nga njerëzit e këtij kabineti qeveritar jam kritikuar unë dhe qeveria ime se kemi lënë shumë borxhe për paga e mëditje, të cilat pastaj me vendimet guximshme i ka kryer kjo qeveri. Diçka nga kjo është e vërtetë. Qeveria ime i mbeti borxh para së gjithash vetvetes. Sepse vazhduam të punojmë me dyfish paga më të ulëta sesa tjerët. Por u angazhuam të ndërtojmë rregulla që pagat të mos caktohen me fushatë parazgjedhore dhe me vendime ad-hoc por me Ligj. Që rritja e pagave të shkojë proporcionalisht me rritjen ekonomike dhe që të përcaktohet sistemi i pagave të njëjta për punë të njëjta. Ndryshe përfundojmë me krizë financiare si Greqia e para disa viteve, por me dallim se Greqia shfrytëzoi fondet e BE-së, si anëtare, e ne falimentojmë lehtë, sepse nuk jemi anëtare e BE-së. Të punohet me FMN-në për kriteret, të bëhen analiza krahasuese me vendet në regjion dhe sistemi i pagave të përcaktohet me parime. Është dëm të pësojnë fëmijët, studentët, pacientët dhe qytetarët nga premtimet dhe mashtrimet gjatë fushatës dhe nga vendimet e pamatura!”, ka përfunduar Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme