Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka emëruar katër ministra të rinj.
Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar Ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, Ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, Ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi.
Në vijim, kryeministri Mustafa do të marr vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media në të cilën është thënë që ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.