Mustafa: Fundi i qershorit, përcaktues për zgjedhje të parakohshme

Fundi i muajit qershor do të jetë përcaktues nëse vendi to të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Të paktën këtë e ka lënë të kuptohet kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se nëse deri atëherë nuk arrihet të zgjidhet çështja e liberalizmit të vizave me votimin e demarkacionit ose me mirëkuptimin e BE-së për këtë kusht, atëherë do të duhej ulur me partnerin e koalicionit, PDK-në, për të rishqyrtuar vazhdimin e punës së kësaj legjislature të Kuvendit dhe Qeverisë.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se demarkacioni me Malin e Zi është i drejtë, por ka shtuar se Qeveria nuk do ta dërgojë për ratifikim në Kuvend gjatë këtij muaji.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se për këtë ka kohë deri në fund të muajit maj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme