Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka kritikuar edhe njëherë kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahemtin. Shefi i qeverisë, ka thënë se Prishtina ndërtohet me punë e vepra të mëdha infrastrukturore e jo me demagogji e popullizëm.
Ky është postimi i plotë i Musafës në Facebook:
Sot, filluan punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Veternik, e cila është rruga e parë në Kosovë që do të ketë 4 korsi në një drejtim, trotuare me ndriçim dhe shtegun për biçiklistë.
Kjo rrugë me standardet më të larta ndërkombëtare do t’i ofrojë kryeqytetit pamje madhështore dhe funksionalitet maksimal.
Investimet në Komunën e Prishtinës për këtë vit do të jenë afër 9 milionë euro dhe kjo përfshin ndërtimin e rrugës deri të udhëkryqi te Pallati i Drejtësisë, që hap mundësinë për ndërtimin e unazës së Prishtinës, asfaltimi i rrugës Dheu i Kuq-Mutivodë, rrugës Hajkobillë-Zajqevc-Stallovë deri në Marec të Ri dhe projekte të tjera…
Prishtina ndërtohet me punë e vepra të mëdha infrastrukturore e jo me demagogji e popullizëm.