Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në hapjen zyrtare të fushatës në Podujevë, ka thënë fjalët më të mira për kandidatin për kryeministër të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.
“Kemi propozuar një kandidat cilësorë. Një njeri të mirë, të aftë, punëtor, familjar dhe një njeri besnik. Ky është njeri i sojit tonë, i sojit të LDK-së. Ky është Avdullah Hoti”, ka thënë Mustafa, transmeton zeri.info.
Më tutje, ai ka shtuar se oferta e këtij koalicioni është më e mira dhe ajo që ka më së shumti nevojë Kosova.
“Oferta e jonë është e qartë për të gjithë ata që ia donë të mirën Kosovës, e unë besoj se të gjithë qytetarët e vendit ia donë të mirë Kosovës. E kemi listën më të mirë dhe kandidatin më të mirë. Çdo ditë po shihet se është e domosdoshme që koalicioni LDK-AKR-Alternativa është i domosdoshëm për Kosovën. Një qeveri që do ta fshij korrupsionin nga emri dhe mbiemri i Kosovës”, ka thënë Mustafa.