Mustafa kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka kërkuar Presidentit Hashim Thaçi, që të shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend, pas konfirmit të 16 rasteve me koronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë mes veti si kurrë më parë dhe se s’duhet humbur kohë e të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

Mustafa ka thënë se këtë situatë nuk mund ta menaxhojnë vetëm mjekët.

Shkrimi i plotë:

Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset.
S’munden vetëm mjekët.
Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria.
S’duhet humbur kohë.
Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt.
Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzskonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!
Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi propocione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll. IM

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme