Mustafa: Koalicioni PAN ka dalë në gjueti, Fillimi i Ri i PDK-së dështoi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një postim në facebook ka thënë se koalicioni PAN ka dalur në gjueti për sigurimin e numrave duke mos pasur fatin e numrave.

Ky është postimi i tij i plotë ne Facebook:

Fillimi i Ri i PDK-së dështoi. “Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër”. Dhe ky fillim i PDK-së , që ishte mohim i vetvetes , nuk e pat as fatin e kësaj të vërtete shkencore.
Numrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra.
Në fakt qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra. PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet.
Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta. IM /Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme