Presidenti Thaçi takon zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Michael Pence

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do ta takoi të mërkurën në Podgoricë zëvendëspresidentin e ri amerikan, Michael Pence.

Ky takim do të zhvillohet në Podgoricë, në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), të mërkurën më 2 gusht dhe organizohet nën patronazhin e Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Për shkak të rëndësisë së takimit, Kosova përfaqësohet nga presidenti i Republikës. Zyra për Informim e Presidentit Thaçi kanë konfirmuar takimin me zëvendëspresidentin Pence, në të cilin do të diskutohet për tema të ndryshme.

Në këtë takim sipas tyre do të diskutohet për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, derisa presidenti Thaçi do të kërkoi nga zëvendëspresidentin Pence përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Zëvendëspresidenti i ri amerikan, Michael Pence, tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë forum, i cili është shndërruar në një platformë shumë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Ballkanit, në arritjen e standardeve të NATO-s dhe vlerave euroatlantike.

Edhe Shtëpia e Bardhë në faqen zyrtare ka njoftuar për pjesëmarrjen e zëvendëspresidentit amerikan në Podgoricë dhe takimin e tij me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit Pence në këtë forum shihet si përkushtim i SHBA-së për sigurinë dhe stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme