Kreu i Komisionit Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, është ndalur tek funksionimi i koalicionit LDK –PDK, në Qeveri.
Sipas tij është normale që opozita të ketë strategjinë e saj, për të ardhur në pushtet, por pa anashkaluar metodat demokratike.
I pyetur për liberalizimin e vizave, Mustafa ka përmendur, njërin prej kushteve të vëna, siç është Demarkacioni. Sipas tij, evitimi i kriteri të kadastrit në demarkim është jashtë bazës ligjore dhe në rastin tonë i pamundshëm, pasi ky kriter ka qenë bazik në delimitimet dhe demarkimin e kufijve midis gjithë entiteve të ish Federatës Jugosllave, si rrjedhojë i Planit të Badinterit e në rastin tonë edhe të planit të Ahtissarit, e rrjedhimisht edhe prej Kushtetutës.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale, konkretisht rikthimin e mundshëm të Prishtinës nga LDK-ja.
“Besoj, se do të ruaj dhe forcojë rezultatet e mira në zgjedhjet e kaluara lokale”, ka thënë ai.
Sa i përket Prishtinës, thotë se do të ishte e natyrshme që LDK-ja ra rimarrë Prishtinës.
“Do të duhej, do të ishte e natyrshme”, thotë ai.