Mustafa lë Demarkacionin në “duart” e Brukselit

Nuk dihet nëse demarkacioni do të procedohet këtë javë në kuvend ndonëse kjo është paralajmëruar javën e  kaluar nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli.

Kjo pasi që kryeministri i vendit Isa Mustafa sot ka filluar një vizitë zyrtare në Bruksel me qëllim për të bindur Bashkimit Evropian për të suspenduar me kusht për dy vjet ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe fillimisht të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.

Se kjo mbetet për tu parë pasi të vjen Mustafa në Kosovë, këtë e ka thënë për Gazetën Monitor këshilltari i tij Bajram Gecaj.

“Kur Kryeministri të kthehet nga Brukseli do ta diskutoi këtë çështje me partnerët e koalicionit”, ka thënë shkurt Gecaj.

Ndryshe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës/Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së, dhe me këtë rast ata janë pajtuar që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend gjatë kësaj jave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme