Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, për të uruar Majlinda Kelmendin, që raftit të saj të medaleve ia shtoi edhe një nga Parisi, derisa edhe njëherë e ngriti emrin dhe flamurin e Kosovës në nivelin më të lartë.
“Majlinda e Artë edhe në Paris. Distria e bronztë! Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon të na e mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë”, ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net. “Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i shpreh mirënjohje të pafund për nderin që po ia sjell vendit me punën, sportivitetin dhe rezultatet e saj kulmore. Kosova është krenare që të ka!”.