Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoves, Isa Mustafa, ka takuar të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave nga kjo parti për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Ai ka thënë se LDK është e përgaditur që të dal e para dhe të dëshmojë se qeveria e pazareve nuk qëndronë.
“Po shfrytëzoj rastin të iu përgëzoj për kandidaturën tuaj për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë të komunave. Jam i bindur se me 22 tetor bashkë do të kremtojmë fitoren e lidhjes demokratike”, ka thënë Mustafa.
Ai zgjedhjet e 22 tetorit i ka konsuderuar shumë të rëndësishme pasi tha se janë zgjedhje në një kohë kur në Kosovë ka shumë punë për tu bërë. ” Vendin po e qeverisin ata që ndërtuan kauza për Demarkacion, ata që u frikësuan se qeveria e LDK-së do ta rrezikojë vendin”, tha ai.
Në këto zgjedhje, sic tha ai, do të vendoset se sa mund të qendrojë një qeveri e pazareve dhe e dirigjuar nga Lista Serbe. Mustafa tutje tha se LDK duhet te dalë e para në këto zgjedhje./Zeri.