Mustafa: Nuk japim asnjë hektar në këmbim të liberalizimit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është i bindur se së shpejti do të votohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi dhe ka premtuar se Kosova nuk do të falë asnjë hektar të tokës në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Ne nuk do ta japim asnjë hektar për liberalizim, por po ashtu nuk ka të drejtë askush që të mbajë peng dhe të izoluar qytetarët e Republikës së Kosovës”, thotë Mustafa për gazetën “Fjala”.

Në intervistën e njejtë, Mustafa, beson që brenda mandatit katërvjeçar të qeverisjes do të arrijë ta përmbushë premtimin për punësimin e 120 mijë kosovarëve.

Mustafa thotë se gjatë vitit 2015/2016 në Kosovë janë punësuar afro 40 mijë persona.

I pari i ekezekutivit kosovar krenohet edhe me investimet që  kanë ardhur nga jashtë, madje nuk pajtohet edhe me faktin se në vitin e kaluar kishte rënie të investimeve.

“Me gjithë respektin, mendoj se nuk është konstatim i drejtë se janë në nivelin më të ulët që nga paslufta. Në fakt, në vitin 2015 ka pasur investime të huaja të drejtpërdrejta në nivel më të mirë se tre vitet paraprakë, mbi 300 milionë euro, ndërsa për vitin 2016, deri në vjeshtë kanë arritur mbi 200 milionë euro”, thotë Mustafa.

Kryeministri Mustafa në këtë intervistë ka folur edhe për raportet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Për ndaljen e trenit rus, për gjykatën speciale dhe raportet mes koalicionit PDK –LDK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme