Tenderët milionësh kthejnë në rigjykim rastin ‘Tolaj’

Ministria e Shëndetësisë ka suspenduar sërish nga puna Ismet Hysenin e Bekim Fushën, zyrtarë të lartë. Ata ishin shpallur të pafajshëm në rastin “Tolaj”, por Apeli ka kthyer lëndën në rigjykim në disa pika ku Gjykata Themelore kishte dështuar të vendosë drejtësi dhe të shoshitë mjaftueshëm provat 

Ilir Tolaj, ish-sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, kishte ngritur duart lart kur në vitin 2013 kishte dalë nga gjykatorja, ndonëse ishte shpallur fajtor bashkë me Arbenita Pajazitin dhe Hajrullah Fejzën. Tolaj ishte dënuar me 18 muaj burg, të cilat i kishte mbajtur gjatë procesit gjyqësor, derisa Hajrullah Fejza, ish-shef i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore, ishte dënuar me 8 muaj burg. Me kusht është dënuar Arbenita Pajaziti, ish-zyrtare e MSH-së. Por grupi e cilësoi “lirimin” si fitore meqë kishin kaluar kohën e dënimit në burg para se të shpallej aktgjykimi. Kështu, me shpalljen fajtorë ata u lanë në liri.

Megjithatë, Ilir Tolaj e Hajrullah Fejza nuk kanë pasur të drejtë të ushtrojnë funksione publike për 3 vjet, derisa 2 vjet kjo ndalesë iu bë edhe Arbenita Pajazitit.

Por, shoshitja e ankesave në Gjykatën e Apelit në lidhje me rastin “Tolaj” ka rikthyer disa pika të procesit në rigjykim

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme