Mustafa: Për uljen e papunësisë duhet rritje ekonomike prej 7 %

Shkalla e lartë e papunësisë në vend ende mbetet njëra ndër sfidat më të larta për institucionet qeverisëse në Kosovë.

Liderët e shtetit kanë pritje se për këtë vit në Kosovë do të krijohen 25 mijë vende të reja pune. Por sipas matjeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës rreth 60 për qind e qytetarëve të cilët janë të aftë për punë nuk janë aktiv në tregun e punës.

Deputeti i LDK’së, njëherësh edhe  kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregëti dhe Industri Mugamet Mustafa, shkallën e të papunëve, e arsyeton me faktin se një numër i madh i rinisë gjenden në shkollim dhe me faktin tjetër se një pjesë e madhe e femrave jetojnë në vendet rurale.

Ai për AktivPress, ka thënë se ASK mat vlerën e papunësisë e jo numrin e të punësuarve.

“Sa i përket njerëzve të cilët nuk janë në rrjetin e punës ose nuk kërkojnë punë, tek ne kjo çështje është specifike për shkak se një pjesë e popullatës është e re dhe gjendet në shkollim dhe nuk kërkon punë. Nga ana tjetër një pjesë e madhe e gjinisë femërore është pasive, jetojnë në fshat ose janë amvise dhe nuk kërkojnë punë” ka thënë Mustafa.

Mes tjerash, ai thotë se për t’u zbutur këto shifra, patjetër që duhet një rritje ekonomike rreth 7%, gjë të cilën po e bën Qeveria, sipas tij./AktivPress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme