Mustafa: Po ndihem sikur po rrahem përsëdyti

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka thënë se po ndihet sikur po rrahet përsëdyti kur po sheh që nuk ka masa ndaj policëve që e kanë sulmuar dhe rrahur.
Ai ka folur kështu në edicionin qendror të lajmeve në RTK.

“Për mua paraqet një rrahje të dytë, një nxitje për akte të tjera, mesazh inkurajues, që jeni të lirë të veproni, sepse ne jemi ata që nuk do të lejojmë që të prekeni”, ka thënë ai.

“Perceptimi për Policinë është pozitiv dhe edhe unë e ndajë, por duket që edhe në mesin e tyre ka të tillë që nuk e meritojnë të jenë aty. Nuk do ta besoja që një dhunë e tillë do të mund të ndodhte diku, derisa më ndodhi mua”.

Mustafa ka theksuar se përmes rrugës ligjore do të shkoj deri në fund për zbardhjen e të vërtetës të rastit të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme