Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi të ec përpara.
“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në aktivitetin vjetor tradicional “Të Qethat 2017”, në bjeshkët e Studenicës në Istog. Pata nderin të takoj shumë bashkatdhetarë që jetojnë në vendet perëndimore e që na gëzojnë me praninë e tyre në manifestimet tradicionale që zhvillohen në Kosovë. Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi ynë të ec përpara”, ka shkruar Mustafa. /Lajmi.net/