Mustafa: Rugova për Kosovën është si Muhamedi për myslimanët

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot në Viti, se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova është “ati i këtij shteti”.

Mustafa ka thënë se Ibrahim Rugova për Kosovën është sikurse profeti i myslimanëve, Muhamedi, për besimtarët e kësaj feje, apo sikurse është Jezu Krishti për besimtarët e krishterë.

“Disa po thonë pse po thirremi në vlerat e Ibrahim Rugovës. Kjo është njëjtë sikur t’u thuash myslimanëve pse thirreni në vlerat e Muhamedit apo t’u thuash krishterëve pse thirreni në vlerat e Jezu Krishtit. Ibrahim Rugova është ati i këtij shteti, themelues i tij, prandaj është fundamenti ynë”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë në Viti se e gjithë kjo masë e pranishme dhe gjithë kjo përkrahje tregon për modelin e qeverisjes së LDK-së, e cila në esencë e ka qytetarin.

“Ju garantoj se ky model, i cili në plan të parë e ka qytetarin do të shpërndahet në tërë Anamoravën dhe në tërë Kosovën. Ne ju besojmë qytetarëve dhe i ftojmë ata të na i besojnë qeverisjen e vendit për tetë vjetët e ardhshme. Partnerët e koalicionit dhe të gjithë të ardhurit po e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre dhe të gjithë së bashku do ta krijojmë një ekip të shkëlqyeshëm qeverisës”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme