Mustafa: S’duhet të lejojmë politikanët populistë me folklorizëm të na pengojnë zhvillimin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se disa politikanë me kauza fiktive dhe me folklorizëm duan ta pengojnë zhvillimin e Kosovës.

Por, Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve të mos lejojnë që diçka e tillë të ndodh.

“Nuk duhet të lejojmë që kauzat fiktive, populzimi banal, folklorizmi dhe protagonizmi ditor i disa politikanëve në Prishtinë, të sfidojnë zhvillimin e qyteteve tona duke përfshirë këtë Komunë piktoreske, e cila ka aq shumë potenciale për progres dhe njerëz aq punëtorë e të sinqertë”, pohoi Mustafa, derisa ishte në Dragash, ku u shënua 27 vjetorit të Degës së LDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme