Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione.
“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respketojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.
Mustafa që këto komente i ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se ka provokime nga Serbia, por në anën tjetër, institucionet e vendit janë në lartësinë e duhur për të mbrojtur sovranitetin e vendit, raporton Klan Kosova
I pari i ekzekutivit ka thënë poashtu se dialogu me Serbinë duhet të jetë konstruktiv dhe gjithpërfshirës.