Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, po merr pjesë në tubimin zgjedhor të kësaj partie. Ku me ketë rast ka përmendur të arriturat e Qeverisë së tij gjatë këtij mandati, raporton “Zeri.info”.
Ai ka thënë se Qeveria e tij i ka realizuar projektet më të mëdha që ka pasur Kosova ndonjëherë.
Mutafa ka shprehur bindjen se thënë se koalicioni që përbëhet nga partia e tij do të dal fitues e zgjedhjeve.
Lexojeni një pjesë të fjalimit:
“Ne arritëm ta kemi buxhetin mbi 2 miliard euro, buxheti me i madh që ka pasur Kosova ndonjëherë. Ne arritëm që me fondin ndërkombëtar ta zgjedhim buxhetin për veteranët, që të tjerët nuk e zgjedhën, ata që po thonë se morën vendimet të mëdha. Ne po ashtu rritë pensionet për 70 për qind. Ne arritëm rritjen më të madhe ekonomike për 4 për qind për dy vitet e kaluara”, ka thënë Mustafa.
“Ne e shpëtuam “Trepçën” nga falimentimi dhe e bëme zgjedhjen me të mirë për të, ne e sollëm ligjin për investime strategjike. Ne kemi punuar si qeveri evropiane, ne kemi arrit ta nënshkruam marrëveshjen për Stabilizim Associim.
“Ne e kem i siguruar kodin telefonik shtetëror. Organet e qeveris që unë kam drejtuar e kanë ndal trenin provokues serb, po ashtu kemi arrit që ata qe e kanë filluar ndërtimin e murit në Mitrovicë ata ta rrënojnë.
“Ky është besatimi për fitore. u munduan të na thyejnë por e thyen vetën nga frika se do ti mundim ata u dorëzuan. Ne të gjithë do të ndjekim rrugën evropiane. Ju jeni ata që do ta mundësoni që ky koalicion ti fitoj zgjedhjet që të qeverisë në interes të Kosovës. PDK-në opozitë është e vetmja mënyre për ta siguruar frymëmarrjen e këtij shteti sepse jam i bindur që ata që fyen parlamentin me gaz lotsjellës dhe ata që punojnë fshehës me ta do ta paguajnë para qytetarëve të Kosovës. Ne u bashkuam si ne kohen e Ibrahim Rugovës”, ka thënë Mustafa.