Myanmar: Kryengritësit deklarojnë armëpushim të përkohshëm

Kryengritësit myslimanë të komunitetit rohingya në Myanmar e kanë shpallur një armëpushim të njëanshëm njëmujor në mënyrë që ta zbusin krizën humanitare në shtetin verior Rakhine.

Ushtria e Shpëtimit Arakan Rohingya (ARSA) ka thënë se armëpushimi do të nisë të dielën, pra sot, duke i bërë thirrje ushtrisë së Myanmarit që edhe ajo t’u ulë armët, transmeton Express.

Sulmet e ARSA ndaj policisë më 25 gusht çuan në një kundërpërgjigje të egër ushtarake.

Rreth 290.000 myslimanë rohingya kanë ikur nga shteti Rakhine dhe kanë kërkuar strehim matanë kufirit në Bangladesh.

OKB-ja thotë se grupet për ndihma humanitare kanë nevojë urgjente për 77 milionë dollarë për t’i ndihmuar rohingya që kanë ikur nga Myanmari.

Nevojitet urgjentisht ushqim, ujë dhe shërbime mjekesore për të sapoardhurit në Cox Bazaar.

Banorët rohingya – një minoritet pa shtet dhe kryesisht myslimanë në Myanmarin me shumicë budiste – thonë se ushtria dhe budistët nga Rakhine kanë nisur një fushatë brutale ndaj tyre, duke ua djegur fshatrat.

Myanmar e hedh poshtë këtë, duke thënë se ushtria e saj po lufton kundër “terroristëve” rohingya.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme