Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti, thotë se një serbe i ka thënë se vëllau i saj është i gjallë.
Ajo tha se bëhej fjalë për Mira Markoviq, që sipas saj, ka qenë një agjente. Myrvetja tregoi se me të është takuar pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Hoti tregoi se takimin me të e ka pasë të vështirë pas asaj që ndodhi në Kosovë.
“Kam pasë një lidhje me një serbe, Mira Markoviq quhej, nja tri vjet e kam mbajt lidhjen me të dhe thoshte që ai është gjallë”, u shpreh ajo.
“Kam dëgjuar dhe ka thënë se ka qenë e ushtrisë, agjente, ka ardhur kjo këtu, është takuar me mua. Unë e di se si e kam bërë takimin e parë pas asaj lufte që ndodhi në Kosovë dhe cfarë na gjetur neve si komb”.
“Kur je në zor dhe je ngushtë detyrohesh të bisedosh me armikun. Ajo thoshte se tri herë e ka parë në burg. Ajo ka kërkuar takimin me mua”, shtoi ajo. /Klankosova.tv.