Pas vrasjes së tmerrshme të një prifti katolik francez, myslimanët, në shenjë solidariteti, kanë marrë pjesë në meshat e sotme katolike në kishat dhe katedralet në gjithë Francën dhe Italinë.
Dhjetëra myslimanë janë tubuar në Katedralen gotike në Rouen, afër venbanimit Saint-Etienne-du-Rouvray, ku të martën e kaluar është vrarë prifti 85 vjeçar, Jacques Hamel, nga dy fanatikë të rinjë myslimanë.
“Ne jemi shumë të prekur nga prania e miqve myslimanë dhe besoj se është akt i guximshëm, që ata erdhën te ne”, tha pas meshës, peshkopi i Rouenit, Dominique Lebrun.
Jashtë kishës një grup i myslimanëve kanë duartrokitur duke e ngritur mbishkrimin “dashuri për të gjithë, urrejtje për askend”.
Takime të tilla ndërfetare janë mbajtur në shumë vende të Francës dhe në Italinë fqinje.