E moshuara që u grabit në shtëpinë e saj natën e kaluar bashkë me të shoqin tregoi sot se si u futën grabitësit në shtëpi, si i rrahën dhe i morën paratë nën kërcenimin e armëve. Dy persona, me dialekt verior sipas saj ishin të armatosur me automatik dhe me dy leva.
“Kam qenë në shpi me burrin. Kemi ndejt duke fol me fëmijët tanë. Unë shkova me fjet. Një sahati, një e pesë minuta. Sa erdhi me ra ai, qenë hajdutët mas xhamit aty. U bëra gati të çohem. Kanë hy me automatik në dorë dhe me dy leva, dy veta. Na thanë “Mos luani”, jemi përpjek me dalë jashtë, mos me u dorëzu, burrin e lidhën fill, ai s’mujti ma.
Ishin me maska e doreza. “Paret”, “Nuk kena”. “Paret”. I tha burri, “ja ku janë që kam shit një mzat”.
Duam edhe të tjera, skemi. Morën ca gjetën, sende ari, byzylykë, na rrahën na masakrun, na lidhën, morën edhe celsat e makinës, na morën makinën që na ka çu fëmija nga Amerika.
Nuk arrita me dallu gjë, njoft nuk i kam, me dialekt tonë komplet, flitshin si na.
Tentova me heq një fije maskën, më ka godit me levë kresë” tha gruaja nga spitali.
Policia është në kërkim, por autorët e grabitjes janë larguar bashkë me paratë dhe bizhutëritë e çiftit të moshuar. Kryefamiljari është identifikuar si Tom Tinaj me bashkëshorten e tij./GSH



