Një maune mallrash është përmbysur në mes të rrugës në qytetin e Durrësit. Raportohet se fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur rëndë por vetëm dëme materiale.
Kamioni ka qenë i ngarkuar me perime, si domate e speca, ndërsa është batuar në rrugë teksa merrte një kthesë.
Abcnews ka publikuar edhe pamjet nga aksidenti i rëndë. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit./GSH



