Nagavci e quan lojë me shtetin tentimin për shfuqizim të Speciales

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se liderët shtetërorë me tentimin për shfuqizim të Gjykatës Speciale kanë provuar të luajnë me shtetin.

Ajo ka thënë se nisma e deputetëve të pozitës për shfuqizim të Speciales ishte e pasinqertë dhe joparimore. Sipas saj, liderët shtetërorë po i vënë interesat e ngushta para shtetit.

“Mendoj që Lëvizja Vetëvendosje i ka paraqitur që nga fillimi qëndrimet e saja për Specialen. Në paraqitje të shumta e kemi bërë të qartë pse jemi kundër kësaj gjykate. Jemi në rrethana të reja politike dhe vlerësojmë se mënyra se si u soll më 22 dhjetor, por edhe si u veprua më tutje ishte e pasinqertë dhe joparimore. Edhe njëherë po tentohet të luhet me shtetin për interesa të ngushta personale”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

Sa i përket ajrit të ndotur në Prishtinë, Nagavci thotë se qeveria është e obliguar të ndërmarrë një plan veprimi.

Sipas saj, diskutimet e sotme në Kuvend ishin të mira dhe se në fund të tyre duhet të nxirret një rezolutë.

“Edhe pse diskutimet ishin shumë të gjata mendoj se është mirë se çështje ajrit ju intereson qytetarëve. Duhet të ketë rezolutë në fund edhe pse për mendimin tim ka qasje të gabuar sepse është e pasinqertë, më së pari nga ai që hapi seancën dhe më pas nuk qëndroi aty”, është shprehur Nagavci.

Ajo thotë se masat e fundit të ndërmarra për ndaljen e qarkullimit të veturave gjatë ditës në qendër të Prishtinës është vetëm një nga masat që duhet ndërmarrë për ndaljen e ndotjes së ajrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme