Nagavci: Është hapur konkursi për 132 vende të punës në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale në Kumunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci nëpërmes rrjetit të saj social ka bërë të ditur se është hapur konkurs për 132 vende të reja të punës në shkollat e Prishtinës, njofton portali Sakte.net

“Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs për plotësimin e 132 vendeve të punës në institucionet edukativo arsimore.

74 prej këtyre pozitave janë me kohë të caktuar(zëvendësim) dhe 58 janë vende të lira.
Për intervistë do të ftohen të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore, lista e ngushtë e atyre që ftohen për intervistë si dhe orari i intervistave do të publikohen në ëeb faqen e Komunës së Prishtinës dhe përmes e-mailit (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit).

Për më shumë ju ftojmë të klikoni në linkun në vazhdim: http://prishtinaonline.com/drejtori…/…/konkurset-per-punesim

Suksese!”, ka shkruar Nagavci./Sakte.net

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme