Naim Ismaili u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës

Me 19 vota pro dhe 11 abstenime Naim Ismaili u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës, shkruan Alsat.

Kreu i ri i këshillit Naim Ismaili u zotua se do të drejtojë këshillin me përkushtim, duke u fokusuar tek realizimi i projekteve po ashtu edhe tek vërejtjet e gjithë këshilltarëve.

Ismaili vjen në vend të Besar Durmishit, i cili u bë ministër i ekonomisë.

“Pozita e kryetarit të këshillit për mua nuk është privilegj por përgjegjësi, ndërsa do mundohem ta ushtroj me përkushtim maksimal, duke respektuar fjalën e lirë e duke marrë në konsideratë kritikat këshillat dhe sugjerimet pozitive që vijnë nga ana e këshilltarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo politike qofshin pozitë apo opozitë bashkë me këshilltarët do jem krah projekteve të hartuara e që do hartohen nga administrata komunale”, tha Naim Ismaili, Kryetar i këshillit të komunës së Tetovës./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme