E shtune, 22 Tetor 2016 – Sakte.net
Seminari i 93 me radhë Rose Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s për herë të parë po mbahet në Kosovë.
Për këtë ka shkruar edhe faqja zyrtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, por në këtë shkrim ka rrjedhur një gabim jo i vogël.
NATO i ka gabuar emrin Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Në Nato-pa.int kur shpjegohet se kush do të marrë fjalën në këtë samit thuhet se të pranishmëve do t’u adresohet edhe “Kryeministri i Kosovës, Iva Mustafa”, në vend se të shkruhet Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
Edhe pse “V” në vend të “S” më shumë ka gjasë të ketë rrjedhur si gabim teknik e jo nga mosnjohja e emrit të shefit të ekzekutivit kosovar.
Do të flitet edhe për progresin e bërë në dialogun Prishtinë-Beograd ku pritej të fliste edhe Shefi i ekipit negociator serb në Bruksel, Marko Gjuriq, por ai nuk ka ardhur në Kosovë.
Ligjvënësit e NATO-s do të flasin po ashtu për situatën, politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Prishtinë.