Sekretari dhe gjenerali i NATO-s, Jens Stoltenberg, është deklaruar për sulmet ajrore të SHBA-së kundër regjimit vrasës të Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad
Sekretari i NATO-s Stoltenberg thotë se Assad-i mban përgjegjësinë e plotë për sulmet që i bëri SHBA-ja ndaj Sirisë, pasi që qeveria e tij kishte urdhëruar vrasjen e civilëve me anë të armëve kimike, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.
“Çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshëm, nuk mund të ikë pa përgjigje, dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Stoltenberg.
NATO është njoftuar nga SHBA para se sulmet të ndodhnin.