NATO-ja i ka gjykuar të papranueshme dhe kundër produktive deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin ku fliste për armë të reja të pathyeshme të forcave ruse dhe që do të vazhdojë të përforcojë mbrojtjen.
“Deklaratat ruse ku kërcënohet se do të shënjëstrohen Aleatët janë të papranueshme dhe kundër produktive”, theksoi zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungescu, transmeton KP.
“Mbrojtja kundër raketore e Aleancës nuk është ideuar dhe as drejtuar kundër Rusisë. Sistemi jonë shërben për t’u mbrojtur kundër raketave balistike jashtë zonës euro-atlantike”, shprehet ajo.
Presidenti rus paraqiti dje armët e reja të pathyeshme, që është pajisur Rusia, gjatë një fjalimi toni i të cilit është konsideruar si luftarak.