NATO trajnon ushtrinë shqiptare për përballje me luftëtarët e huaj

Duket se Shqipëria është një prej vendeve të rrezikuara nga terrorizmi, që mund të përdoret dhe si celulë nga ISIS, për të rekrutuar luftëtarë shqiptarë për llogari të kësaj organizate. Për këtë arsye luftën ndaj terrorizmit e ka marrë në dorë NATO

Vizita e ish-kreut të CIA dhe ish- zëvendës sekretarit të Jashtëm të SHBA, duket se kanë qenë pikërisht për këtë çështje. Dje është publikuar një vendim i qeverisë, ku i hapet rrugë NATO që të ngrejë një qendër të tij në vendin tonë. Sipas vendimit, shumë shpejt do krijohet Qendra e Ekselencës për Studimin e Fenomenit të Luftëtarëve të Huaj.

Kjo qendër do të përgatisë punonjësit civilë e ushtarakë të agjencive të inteligjencës, ato të zbatimit të ligjit dhe personelit që angazhohet në operacionet ushtarake të drejtuara nga NATO-ja për fenomenin e angazhimit të luftëtarëve të huaj në konfliktet aktuale dhe ato të ardhshme në rajon e më gjerë.

Gjithashtu, qeveria sqaron se kjo qendër ekselence do të kontribuojë në njohjen, parandalimin dhe reduktimin e mundshëm të këtij fenomeni si dhe në rritjen e nivelit të përgatitjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të NATO-s në luftën kundër këtij fenomeni në operacionet ku ato janë të angazhuara. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Ngritjen, në Shqipëri, të Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Studimin e Fenomenit të Luftëtarëve të Huaj (NATO Center of Excellence for Foreign Fighters – NATO CoE FF)”, thuhet në vendimin e qeverisë. Kjo qendër do të ushtrojë aktivitetin brenda garnizonit “Skënderbej”.

Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë pajisjet dhe të gjithë mbështetjen logjistike të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë dhe për funksionimin e qendrës, dhe do të jetë në varësi të ministrit të Mbrojtjes, dhe ka personalitet juridik publik, shkruan Ina.

Detyra e Qendrës së Ekselencës

Qendra do të përgatisë punonjësit civilë dhe ushtarakë të agjencive të inteligjencës, agjencive të zbatimit të ligjit dhe personelit që angazhohet në operacionet ushtarake, të drejtuara nga NATO-ja, për fenomenin e angazhimit të luftëtarëve të huaj në konfliktet aktuale dhe ato të ardhshme në rajon e më gjerë. Gjithashtu do të japë kontributin për njohjen, parandalimin dhe reduktimin e mundshëm të këtij fenomeni dhe kontributin për rritjen e nivelit të përgatitjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të NATO-s në luftën kundër këtij fenomeni, në operacionet ku ato janë të angazhuara.

Do të koordinojë të gjithë procesin dhe ndjekjen e procedurave për akreditimin e qendrës dhe do të përgatisë projektaktet e nevojshme për plotësimin e të gjithë kuadrit ligjor. Qendra gjithashtu do të hartojë dhe negociojë memorandume të mirëkuptimit, memorandume operacionale dhe funksionale, marrëveshjeve teknike, për funksionimin e qendrës dhe anëtarësimin në të të vendeve të tjera aleate/partnere. Po ashtu do trajnohen policia dhe SHISH. /gazetametro.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme