‘Mu m’qan zemra’ Getinjo i përgjigjet thumbave të Vivien
Vivien dhe Getinjo para një muaji hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe madje fshinë të gjitha fotot bashkë, duke konfirmuar kështu ndarjen.
Vivien ditën e djeshme ka bërë një postim në InstaStory që është komentuar si thumb ndaj Getinjos.
Ajo lë të nënkuptojë se e ka kaluar dhimbjen e ndarjes, e cila e ka lënë pa gjumë për një muaj rresht.
“Pas një muaji, netëve pa gjumë i ka ardhur fundi”, shkruan Vivien.
Nuk ka vonuar shumë dhe reperi është kundërpërgjigjur me disa postime:
“Unë s’di me qajt, mu m’qan zemra. M’qan për botën jo për emra”, shkruajti fillimisht Getinjo, e më pas hodhi një foto teksa si duket bënte xhiro me makinë dhe shkruajti: Udhëkryqi i jetës i njëjtë është si n’rrugë.
Ndonëse ndarja tashmë është e konfirmuar asnjëra palë nuk ka folur për arsyet që i dërguan deri këtu pikërisht në momentet kur dukej se çdo gjë po ecte për mrekulli.