Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i madh, Pirro Mani

Regjisori i madh shqiptar Pirro Mani është ndarë nga jeta.

Prej vitesh ai jetonte në SHBA, ku edhe ka ndërruar jetë ne moshen 89 vjeçare.

‘Fluturo tashme me enjgjejt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gezime ne jeten time. Dhe cfare trishtimi solle sot.

Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg.

Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro!’, shkruan Elton Deda në Facebook.

Një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit ‘A. Z. Çajupi’, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet.

Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.

Shfaqjet kulminante janë ‘Cuca e maleve’, ‘Fytyra e dytë’, ‘Arturo Ui’, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ‘Epoka para gjyqit’, ‘Nata e 12 -të’, ‘Prometeu’, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë.

Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë ‘Artist i popullit’. Prej disa vjetësh jeton në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme