Ndahet nga jeta Pavli Qesku, Ambasadori i parë i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar pas viteve ’90, njeriu që hapi dhe ngriti Ambasadën Shqiptare në Londër

Eshtë ndarë nga jeta Pavli Qesku, Ambasadori i parë i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar pas viteve ’90. Lajmi për ndarjen e Qeskut është bërë nga miqte e tij në rrjetet sociale, në të cilët shprehet vlerësim për kontributin e tij në marrëdhënien Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. I lindur në qytetin e Elbasanit, Pavli Qesku do të mbahet mend jo vetëm për shërbimin e tij të shquar diplomatik.

Mesazhi i Ngushellimit nga Ylli Paja

Me dhimbje të thellë mora lajmin se sot, në Angli, u nda nga jeta ambasadori Pavli Qesku, Ambasadori i parë i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar pas viteve ’90, njeriu që hapi dhe ngriti Ambasadën Shqiptare në Londër.

I lindur në qytetin e Elbasanit, Pavli Qesku do të mbahet mend jo vetëm për shërbimin e tij të shquar diplomatik, por edhe si autor i fjalorit të njohur anglisht-shqip me mbi 40,000 fjalë. Ai ishte gjithashtu diplomati që udhëhoqi negociatat për kthimin e arit shqiptar nga Banka e Anglisë.

Për mua, Pavli ishte shumë më tepër se një diplomat i shquar; ai ishte një mik i çmuar për më shumë se 30 vjet. Njeri i urtë, fisnik, me integritet të lartë dhe gjithmonë larg zhurmës së politikës së ditës.

Ai lë pas një vajzë dhe një djalë, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Është për të ardhur keq që, megjithë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për diplomacinë shqiptare dhe për vendin, ai nuk mori vlerësimin që meritonte nga qeveritë shqiptare.

U prehsh në paqe, i dashur mik. Kujtimi dhe vepra jote do të jetojnë gjithmonë.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10232728151602545&id=1124503865&mibextid=wwXIfr&rdid=Afz72IoEZdRJJOFs#

The post Ndahet nga jeta Pavli Qesku, Ambasadori i parë i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar pas viteve ’90, njeriu që hapi dhe ngriti Ambasadën Shqiptare në Londër appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme