Një performancë simbolike e realizuar nga studentët ka tërhequr vëmendjen në protestën para Kryeministrisë. Përmes një skene, ata kanë imituar klasën politike, duke i paraqitur ata sikur po luajnë poker me fatin e Shqipërisë.
Studentët u ulën rreth një tavoline me letra bixhozi, ndërsa mbanin para fytyrës fotografitë e disa figurave politike, mes tyre Edi Rama, Sali Berisha, Belinda Balluku, Taulant Balla, Erion Braçe, Flamur Noka, Sara Mila, Zegjine Çaushi dhe Ardit Bido.
Detaji që spikati ishin çipat e pokerit, të cilët nuk kishin vlera monetare, por mbanin fotografi të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin se qytetet dhe pasuritë e vendit po trajtohen si “bast” në një lojë politike.
Në secilin çip, krahas emrit të qytetit, ishte vendosur edhe një çmim simbolik, duke treguar se si qytetet e Shqipërisë po “vihen në shitje” apo po “tregtohen” nga politika.
Performanca e tyre u zhvillua në sheshin para Kryeministrisë, ku prej 53 ditësh zhvillohet protestë kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike.
The post VIDEOLAJM/ Studentet në protestë, imitojnë politikanët: Luajnë poker dhe ndajnë Shqipërinë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



