Egli Tako ka bërë një bisedë në oborr pas debatit të ashpër me Gjestin me banoren Danja Koka.
Ato kanë biseduar për gjithë ngjarjen që ndodhi dhe për përplasjen me banorin nga Kosova.
Gjesti kishte eskaluar ndaj Eglit, duke i folur me tone të larta, e në një moment hoqi edhe mikrofonin.
Gjatë bisedës me Danjën, banorja bën me dije se ai kishte sharë edhe produksionin.
“Ti po vjen dhe po më thua mua që të kam bërë unë, më hedh mua. Mirë nuk ka problem më hidh mua, a të bën kjo të ndihesh më i pastër me njerëzit, a të bën të heqësh ndjenjën e fajit që shave me fjalë të pista, nëse do të flasim për produksionin ka sharë, më iku surrati kur po e bënte”, u shpreh ajo.
“Kështu që ndaje me kë e ke, me mua apo ata. Okej”, e menjëherë pas kësaj iu tërhoq vërejtja nga produksioni.
“Po ju mbroja. Do ta hedh te unë këtë gjë dhe është në rregull”, tha ndër të tjerash Egli.