Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale kanë punuar intensivisht lidhur me rastin “Lëndim i rëndë trupor” ndodhur më 18 dhjetor 2017 dhe nga dëshmitë dhe deklaratat e marra kanë ardhur te fakte të qëndrueshme se si të dyshuar të mundshëm duhet të jenë gjashtë persona që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me vendim të prokurorit të çështjes është siguruar urdhëresa për bastisje në dy lokacione, shtëpitë e të dyshuarve një në fshatin Pasjak dhe tjetri lokacion në fshatin Zhegovc, transmeton Koha.net.
PK thotë se gjatë bastisjes janë gjetur disa dëshmi relevante të cilat kanë lidhshmëri me rastin. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve të caktuar sipas detyrës zyrtare ku te njëri nga të dyshuarit është gjet se posedon edhe një armë revole dhe katër (4) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, që janë konfiskuar nga policia dhe do të shërbejnë si provë materiale në procedurë.
Ndërsa tek i dyshuari E.I. në momentin e arrestimit është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë prej 2.5 gramëve . Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit ndalen në mbajtje, gjersa njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt.
Lënda do të përgatitet me kallëzim penal ndaj gjashtë të dyshuarve dhe e njëjta do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Rasti është nën hetime.
© KOHA.