Ndalohet një person në Radovish, akuzohet për zjarr-vënie të qëllimshme

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftoi se policia ka arrestuar personin S.R. nga fshati Ali Koç i Radovishit, për shkak se ka shkaktuar zjarr në afërsi të fshatit.

“Me datë 30.07.2024, në ora 12:00 në Drejtorinë e Policisë së Radovishit, nga Zjarrfikësit e Radovishit është raportuar se në dy vende afër fshatit Ali Koç ka pasur zjarre, gjatë të cilave digjej një mal. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, nga zyrtarët policorë të DPB Radovish është konstatuar se S.R. i ka vënë zjarret, pra ka kryer veprën penale nga neni 288 “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “shkaktimi i zjarrit në pyll” nga neni 227 i Kodit Penal. S.R. është ndaluar dhe në një bisedë zyrtare ka pranuar se i ka kryer veprat penale dhe më pas është ndaluar në Burgun e Radovishit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas dokumentimit të rastit, DPB Radovish do të paraqesë kallëzim përkatës penal në Prokurorinë kompetente.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme