Ndarja aktuale në 6 njësi zgjedhore nuk paraqet realitetin e përfaqësimit real politik dhe etnik

Çështja e rregullimit të njësive zgjedhore të hënën do të jetë në tryezën e grupeve parlamentare në Kuvend, pasi që njësia e 6 zgjedhore ka numër të tepërt të votuesve. Kjo u paralajmëruar nga koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, i cili ka dorëzuar draftin për balancimin e njësive zgjedhore.

Lëvizja për Reforma-PDSH vlerëson se partitë parlamentare duhet të jenë të përgjegjshme gjatë vendosjes për këtë çështje. Sipas kësaj partie, ndarja aktuale nuk paraqet realitetin e përfaqësimit real politik dhe etnik të vendit, andaj kërkohet zgjidhje më e pranueshme dhe jodiskriminuese.